Parlamenti u mblodh sot sërish në seancë plenare, por si edhe të enjten e kaluar, nuk mundi të zhvillojë punime normale. Një incident mes kreut të Kuvendit Gramoz Ruci dhe deputetit demokrat Flamur Noka dhe përjashtimi i këtij të fundit, bllokuan seancën, që u pezullua pa rezultat.

Nga ana tjetër, pas transmetimit në “Stop”, autoambulancat që e shndërronin QSUT-në në varrezë makinash u hoqën nga ambientet e spitalit.Nga ana tjetër në pavionin onkologjik prej ditësh nuk punon aparatura e rrezeve. Personeli thotë, se kur të rregullohet do t’u telefonojnë pacientëve, që kanë nevojë për këtë shërbim.

Qytetarja – Më fal të të pyes: Di gjë janë rregulluar këto aparaturat e rrezeve?

Pacientja – Të rrezeve, jo!

Qytetarja – Akoma?

Pacientja- Jo!

Qytetarja – Po sa ditë u bënë?

Pacientja – I kishte thënë: nga java tjetër do rregullohen.

Qytetarja – Po sa ditë u bë?

Pacientja- Po, po bën, që të hënën, është prishur. E hënë, e martë ,e mërkurë.

Qytetarja – Këto aparaturat e kimio-terapisë, kur do rregullohen?

Recepsionistja – Të rrezeve?

Qytetarja- Po! Të rrezeve.

Recepsionistja – Nuk e di. Ato kanë numra telefoni, ato laborantët, të gjithë pacientëve. Kur rregullohen, i marrin vetë.

Qytetarja – Desha, të pyesja pak, për këto rrezet.

Roja– Këtu, aparaturat këtu.

Qytetarja – Po!Kur do rregullohen?

Roja – Nga java tjetër.

Qytetarja – Janë rregulluar aparaturat, apo jo?

Mjeku- Është difektu një pjesë, e kanë porositur dhe është duke ardhur. Do e montojmë.

Qytetarja – Do vonohet shumë?

Mjeku- Nuk e di, javën tjetër patjetër, që rregullohet. Por për këtë javë, nuk e di.

/tvklan.al