Pas qytetarit Ernest Mata, gazetarja e “Stop” i drejtohet Sekretarit dhe Përgjegjësit të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë. Ai thotë, se vonesat kanë ardhur, për shkak, se inspektorët janë ndërruar mbi 10 herë gjatë një viti.

Përgjegjësi: Drejtori thotë, që neve nuk japim informacion. Vetëm në Drejtorinë e Përgjithshme thotë, kemi një koordinator me shtypin thotë, dhe mund t’ia jepni atij të dhënat!

Gazetarja: E kuptoj! Jeni tepër të vonuar, sepse ka kaluar një vit nga procedura e mbylljes së subjektit. Nuk është e nevojshme të alarmohet qendra për një gjë kaq të papërfillshme. Këtë e bën një inspektor i  thjeshtë, një specialist.

Punonjësi: Janë ndërruar inspektorët, moj ti goce! Janë ndërruar pra, mbi 10 herë!

Gazetarja: O zotëri, bëhet fjalë për 1 vit. Dëgjo, inspektorët mund të jenë ndërruar, nuk po merrem me këtë pjesë, thjesht ta zgjidhim, ta mbyllim, se i kanë thënë edhe sot, që erdhi, i kanë thënë hajde pasnesër.

Përgjegjësi: Të bëjë një kërkesë Odeta, do ma biesh mua dorazi dhe do ta mbyll unë! Inspektori nuk është zoti këtu, ka dhe një përgjegjës, ka dhe një drejtor, të vish të ankohesh tek ne, s’ke, pse erdhe tek…

Përgjegjësi: Pse s’erdhe tek mua, o vëlla? Inspektori ka një përgjegjës.

Qytetari: Po s’e ka çuar tek ty.

Gazetarja: S’e kanë përcjellë punonjësit e tu, tek ty!

Përgjegjësi: Jo, jo!

Gazetarja: Nuk ke vetëm ankesën e këtij zotërisë, ty të ka ardhur edhe QKB-ja, që të të vërë në dijeni, mbyllja mo subjektin personit!

Përgjegjësi: QKB-ja ia sjell…

Gazetarja: Unë si “Stop”, jam e treta. Mund ta zgjidhni këtë rastin?

Përgjegjësi: Po patjetër, po!

Por kjo situatë do të zgjidhet menjëherë. Kështu pas më shumë se një viti, ku shkresa e Ernest Matës ishte “peng” e një firme, gazetarja e “Stop” e zgjidhi hallin e qytetarit, për të mbyllur biznesin konform ligjeve e rregullave.

Gazetarja: Ku është drejtori tani

Përgjegjësi: Drejtori është në zyrë.

Gazetarja: Mund ta firmosë tani

Përgjegjësi: Po, po tani do ia jap unë! Se është bërë strukturë e re.

Gazetajra: Nuk ka problem, nuk ka problem

Përgjejgësi: Jo, të sqaroj punën e drejtorit. Ai, ngaqë është vetëm, ka merak të firmosi shkresa, se s’ka as drejtor kontrolli.

Gazetarja: E presim këtu

Përgjegjësi: I shikon vetë të gjitha. Është e mbaruar!

Pas firmosjes së dokumentit dhe çregjistrimit të biznesit, qytetari Ernest Muça falënderon “Stop-in”, që i zgjidhi problemin për më pak se një orë./tvklan.al