Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e një fëmije me probleme autizmi. Mamaja e tij tha se ndjehet e diskriminuar në një kohë kur fëmijët me aftësi të veçanta, duhet të kenë gjithë përfshirje në shoqëri e kudo.

“Stop” shkoi në Zyrën Arsimore Roskovec ku na konfirmoi se Zeka si prind ka bërë disa kërkesa për djalin e saj. Kërkesa është marrë në shqyrtim ka ardhur edhe një grup inspektimi nga DRAP për këtë çështje dhe në raportin e vlerësimit nga DRAP Fier, u vlerësua si e ligjshme dhe e rregullt procedura, që është ndjekur dhe komisioni i vlerësimit për nxënësin.

“Për prindin për djalin e saj që është në shkollën “Alush Grepcka” si prind ka aplikuar disa kërkesa. Kërkesa është marrë në shqyrtim, ka ardhur edhe një grup inspektimi nga DRAP për këtë çështje dhe në raportin e vlerësimit që më ka ardhur nga DRAP Fier, e ka parë të ligjshme dhe të rregullt procedurën që është ndjekur dhe komisionin e vlerësimit për nxënësin.

Sipas kërkesave që ka përcjellë prindi, ne jemi të detyruar të rishqyrtojmë edhe njëherë kërkesën e prindit. Do të mblidhet komisioni nga fillimi i Shkurtit për rivlerësimin edhe një herë sipas procedurave. Në komision janë të gjithë anëtarët përkatës në bazë të Udhëzimit 26 për mësuesin ndihmës, kështu që do të rishikohet edhe njëherë”, tha punonjësja.

Pas kërkesave të përsëritura të prindit, komisioni i vlerësimit u mblodh sërish dhe vendosi që fëmija me probleme të autizmit të marrë 4 orë mësim, siç i takon dhe siç kërkoi e ëma./tvklan.al