UKT
LAJMET

EMISIONET NË TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

Dyshja Fantastike

Njëri është më i miri në anën aziatike, tjetri është shumë i famshëm në anën evropiane. Nuk e durojnë dot njëri-tjetrin, por duhet të formojnë sëbashku një skuadër kundër një bande ndërkombëtare droge.

  • E hënë - e premte ora 16:05

ÇUKUR

“Çukur” (Gropa) është emri i një prej lagjeve më të rrezikshme të Stambollit, ku të gjithë njerëzit e cilësojnë njëri-tjetrin anëtarë të një familjeje të madhe që mbijetesën e siguron nga paratë e krimit. Një histori rrënqethëse mbi dashurinë, familjen dhe komunitetin, bazuar tek një i ri që rikthehet në lagjen e tij të vjetër për të zëvendësuar të atin si kreu i një klani kriminal. “Çukur” tregon historinë e Jamaçit nga familja influente Koçova që sundon Çukurin. Kur Jamaç takon Senën, ai bie në dashuri me të dhe martohet brenda pak ditësh.

  • Çdo ditë ora 20:00

Vrasje të vogla

4 gra shumë të bukura, të suksesshme, të pasura dhe mikesha që në fëmijëri. Kur ishin adoleshente 3 prej tyre i punojnë një rreng shoqës duke e bërë atë me turp, të shkatërruar moralisht dhe në prag të vetëvrasjes. Pas 20 vitesh, fati i ribashkon ato rastësisht në një funeral... Romancë, hakmarrje, vrasje. 4 mikesha por më vonë edhe 4 rivale. Sepse çdokush mund të jetë vrasësi...

  • E hënë - e premte ora 18:20

Xhenet

Një foshnjë braktiset që në lindje. 20 vjet më vonë ajo rishfaqet rastësisht si një arkitekte e talentuar. Por lotet e Xhenet duket se nuk do të shterojnë kurrë. Një dashuri me shikim të parë me ish-shokun e fëmijërisë. Një dramë familjarë që të mbërthen para ekranit. Pse një nënë refuzon dashurimë mëmësore? Cili është mekati i Xhenet?

  • E hënë - e premte ora 19:30

Ertugrul

Ertugrul, njeriu që vendosi për fatin e botës. Ai që themeloi perandorinë më të madhe e cila sundoi botën për 6 shekuj. Seriali më i mirë i vitit 2015, triumfues në shikueshmëri që nga episodi i parë. Seriali më i kushtueshem deri më tani me veshje dhe skenografi mahnitese! I vlerësuar nga kritika, fitues i dhjetera çmimeve dhe i bazuar në ngjarje historike. Në këtë luftë ka spiunë, tradhëtarë dhe kalorës. Në këtë udhëtim ka intriga, rreziqe dhe vdekje. Në këtë histori ka miqesi, sakrificë, guxim dhe trimëri. Në këtë sagë ka një histori magjepsëse dashurie.

Qyteti i humbur

Në një lagje të varfër të Stambollit, banorët e një pallati 6 katësh po përpiqen të kapin ritmin e jetës urbane. Ata duhet të heqin dorë nga ëndrrat dhe shpresat, vetëm që të mbijetojnë në një metropol të madh. Tragjedi njerëzore të shkaktuara nga varfëria dhe diskriminimi, papunësia apo drama e fëmijëve të rrugës. Nën hijen e varfërisë një nënë me 6 fëmijë jetimë, detyrohet të migroje në Stamboll… Një histori dashurie që shkatërron gjithçka. Çfarë ndodh në periferi të një metropoli me një familje që lufton për mbijetesë?

Bixhoz me dashurinë

Mbiemri Oberoi do të thotë pushtet, para dhe shkëlqim. Ajo që bën të veëantë këtë familje, është lidhja shpirtërore e të vëllezërve të pandashëm. 3 vëllezër që marrin mbi shpatulla moralin, principet dhe vazhdimësinë e familjes drejt famës dhe suksesit. Ata njihen ndryshe si mendja, trupi dhe shpirti. Djemtë Oberoi janë rritur mes luksit, famës dhe pushtetit, si dhe njihen si beqarët më të kërkuar. Ata e dinë se me një të kërcitur të gishtave, e kanë fuqinë të ndryshojnë fatin e gjithkujt. Omkara është një skulptor, me pasion artin dhe shume i përkushtuar në profesionin e tij dhe një milioner gjithashtu. Rudra në jetën e tij do vetëm palester, të vishet bukur, të flirtojë dhe të festojë. Shivai, një biznesmen arrogant dhe imazhi i perandorisë Oberoi. Ai ka vetëm dy prioritete në jetë: biznesin dhe vëllezërit e tij. Jeta e tyre ndryshon, kur ata bien në dashuri me gra që janë krejt e kundërta e tyre. Edhe vetë familja Oberoi ka një të shkuar sekrete. Kjo e shkuar mund të vijë për të gjuajtur familjen dhe dashuritë respektive të vëllezërve. Ëfarë do të ndodhë kur të filloje politika e biznesit dhe lojërat në dashuri?

RRAHJE ZEMRE

Prodhim i vitit 2017-2018 me aktoren e ëmbël dhe shumë të preferuar Öyku Carayel (në role të meparshme Xhemre tek “Kuzey Guney”, “Diamante dhe dashuri”, apo si sulltanesha Dilruba tek “Sulltanesha Kosem”). Edhe pse bota është një vend “I tmerrshëm”, ka gjithmonë njerëz, të cilët vërtetojnë se njerëzit e mirë në fund janë gjithmonë fitues. Dy të dashuruar, po, edhe pse ata përpiqen t’a mohojnë. Rrahjet e zemrës nuk i fshehin dot. Një histori e sfidave jetësore të një doktoreshe të suksesshme, e cila e nisi gjithçka nga zero dhe me shumë inat për tu bërë dikush në jetë. Një mashkull që do ti japë asaj kurajo dhe më pas do ta dojë pafundësisht.

Hakmarrje

HAKMARRJE Nje nga serialet me te suksesshem, me aktoren e famshme dhe me te paguar ne Turqi Beren Saat (Dashuri e Ndaluar). Intikam (Hakmarrje) eshte versioni turk I serialit HIT “Revenge” nga gjigandi amerikan “Walt Disney”. Nje drame emocionuese ne luften e nje gruaje per te marre hak per babain e saj! Shifra rekord audience ne Turqi, Greqi (Mega), Kroaci (RTL), Rumani (Kanal D), Pakistan (Geo), Vendet Arabe (OSN), etj. Jeta e nje vogelusheje “shkaterrohet” kur babai I saj burgoset pa te drejte. Dhe ajo u rrit me qellimin e vetem: Hakmarrje. Sepse kur dikush te merr ate qe ti do me shume ne kete ne jete, duhet te “paguaje” per kete!

Si ta quaj kete dashuri?

Nje sukses tjeter indian teper i pelqyer, i shikuar nga me shume se 217 milione shikues ne te gjithe boten. Shifra rekord audience aktualisht ne Turqi, Rumani, Maqedoni, SHBA, Afganistan, Rusi, Georgji dhe Bullgari. Nje histori dashurie si ne perralla, me shume emocion, sekrete dhe rrjedha te ndryshme qe sjell jeta. Nje serial ideal per te gjithe familjen. Nje marredhenie dashuri-urrejtje mes dy te rinjve nga dy bote ndryshme. Khushi nje vajze e thjeshte 18 vjecare dhe Arnav, 28 vjecari shume i pasur qe mendon se cdo njeri e ka nje “cmim”! Si ta quaj kete dashuri, nje nga prodhimet me moderne, me te famshme dhe me te kushtueshme indiane. Suksesi i serialeve Indiane vazhdon, premiere absolute ne Klan!

UKT

PolitikëMË shumë

Këmbimi valutor
Valuta Blihet Shitet

EUR

120.80

121.50

USD

108.70

109.50

GBP

131.40

132.50

CHF

110.50

111.50

Horoskopi 21 Gusht 2019
Dashi

Edhe sot do të bëni një hap të vogël drejt ëndrrës suaj të madhe. Mos shpërfillni çdo përparim të mundshëm. Përpiquni të përdorni çdo ndihmë që ju ofrohet.

Demi

Ka kohë që nuk po përqendroheni në diçka të vetme dhe vazhdoni të bëni shumë gjëra njëkohësisht. Sot, do t’ju duhet t’ia përqendroni të gjitha energjitë suksesit të një pune.

Binjaket

Një krizë besimi mbi njerëzit që ju rrethojnë do t’ju bëjë shumë skeptik mbi vërtetësinë e atyre që keni marrë si të mirëqena deri më tani. Besoni më tepër te të tjerët.

Gaforrja

Mos refuzoni një ftesë në mbrëmje për të pasur një argëtim të shfrenuar. Me gjithë tensionin e këtyre ditëve, pak muzikë dhe shoqëri e mirë nuk do t’ju bëjë keq.

Luani

Merrni iniciativën të bëni një veprim që kërkon shumë kurajë. Do të merrni përgëzimin e të gjithë të njohurve dhe do të ndiheni vërtet shumë mirë për sjelljen tuaj.

Virgjeresha

Një njohje e re do t’jua gëzojë ditën e sotme. Nuk dihet nëse gjërat do të shkojnë më tej apo jo. Kjo do të varet se sa mirë do të shfaqeni në sytë e tjetrit.

Peshorja

Harrojeni përtacinë sot! Kërkesat e punës do të jenë aq të mëdha saqë do ta keni të vështirë të mbani ritmin. Kujdes mos bëni gabime nga nxitimi.

Akrepi

Presioni shoqëror do t’ju vërë përpara një dileme të madhe. Ju takon juve të ndiqni të tjerët ose zemrën. Mos harroni se të tjerët janë të përkohshëm, ju jeni gjithnjë me veten.

Shigjetari

Mos kërkoni të bëni të pamundurën kur e dini mirë se është një rrugë që nuk ju shpie asgjëkund. Sikur të reflektonit para se të merrnit një vendim do të ishte vërtetë një gjë shumë e mirë

Bricjapi

Ambicia që keni në disa drejtime do t’jua lehtësojë punën me vështirësitë që hasni. Ditën e sotme mos refuzoni asnjë ftesë, do të dalin gjëra pozitive!

Ujori

Gjërat nuk do të jenë shumë të mira për ju sot. Disa çështje do të shkojnë jo sipas planit. Por rëndësi ka të ruani optimizmin dhe të besoni te vetja.

Peshqit

Mos kërkoni të bëni të pamundurën kur e dini mirë se është një rrugë që nuk ju shpie asgjëkund. Sikur të reflektonit para se të merrnit një vendim do të ishte vërtetë një gjë shumë e mirë.

AktualitetMË shumë

Showbiz

KulturëMË shumë

KurioziteteMË shumë

LifestyleMË shumë