Emisioni investigativ “STOP” përmes një kamere të fshehtë sjell një tjetër tragjedi sociale që ndodh në vendin tonë.

Këtë herë pamjet rrënqethëse vijnë sërish nga një institucion shtetëror. Bëhet fjalë për Qendrën e Zhvillimit Shkodër, aty ku trajtohen personat me aftësi të kufizuara.

Pamjet janë ato që flasin vetë….

Më shumë se sa një institucion, i cili duhet të kujdeset për këta pacientë, ngjan me një burg. Për ironi të fatit, këta pacientë jo vetëm që nuk marrin kujdesin dhe shërbimin e duhur, ata qëndrojnë 24 orë të lidhur me zinxhirë. /tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/D0muWCZCE_w