Aktorja: Jam gati të dëshmoj, burgosja e ish-presidentit e tepërt

Stormy Daniels thyen heshtjen. Aktorja e filmave për të rritur, të cilës Trump akuzohet se i ka dhënë fshehurazi 130 mijë Dollarë para 7 vitesh, në këmbim të heshtjes për aferën seksuale dha mendimin e saj për këto akuza penale në një intervistë për Fox Neës.

Stephanie Clifford, aktore e filmave për të rritur: Nuk mendoj se ai duhet burgosur për krimet që ai ka bërë ndaj meje.

44-vjeçarja shprehet e gatshme të thotë të vërtetën para gjykatës. E ka pak të vështirë, pavarësisht se njihet gjerësisht nga publiku.  

“Çdo herë kur del para syve të publikut është e frikshme. Kur ngrihesha në mësim kisha frikë gjithmonë. Megjithatë nuk kam asgjë për të fshehur dhe jam gati të dal për të thënë gjithë të vërtetën”.

Për 34 akuzat e ngritura ndaj tij, Trump mund të dënohet me deri 4 vite burg, por ekspertët thonë se kjo ka pak gjasa të ndodhë dhe ai do të dënohet me gjobë dhe do të jetë i lirë për të vazhduar fushatën për mandatin e dytë presidencial në 2024-ën.

Tv Klan