“Full Disclosure” quhet libri ku pornostarja e famshme amerikane Stormi Daniels rrëfen ndër të tjera edhe përmasat fizike të Donald Trumpit, duke i krahasuar me një kërpudhë.

E ftuar në studion e Tok Shout të famshëm satirik Xhimi Kimell Lajv, ylli i pornografisë e ilustroi me fakte të prekshme rrëfimin e saj, duke zgjedhur kërpudhën që i përshtatet më shumë.

39-vjeçarja Stefani Kliford rrëfeu me humor gjatë show-t momente nga takimi i saj intim me Trumpin në një hotel në Nevada në vitin 2006. Në atë kohë, presidenti i sotëm amerikan kishte një vit që ishte martuar me bashkëshorten aktuale Melanie.

Ajo është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes mediatike, pasi pranoi se gjatë fushatës elektorale të 2016-ës avokati i Trump-it i kishte ofruar 130 mijë dollarë për të heshtur, në mënyrë që marrëdhënia e tij jashtëmartesore të mos ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve.

Tv Klan