“Ka qenë takimi më i keq i jetës time”

. Kështu e ka përshkruar aktorja e filmave pornografike Stormy Daniels takimin me Donald Trump në librin zbulimi i plotë që pritet të dalë në treg me 2 Tetor.

Sipas një kopje të librit që e ka në dorë The Guardian, Daniels përshkruan burrërinë e liderit amerikan si të pazakontë, duke hequr paralele me madhësinë e kërpudhave helmuese.

Madje ajo shkon më tej, duke thënë se Trump ka përmasa më të vogla se mesatarja. Ka qenë marrëdhënia seksuale më pak mbresëlënëse që unë kam patur, edhe pse Trump nuk ndan të njëjtin mendim me mua, shprehet aktorja e filmave për të rritur. Përtej anës seksuale, Daniels ka përshkruar edhe një moment në vitin 2007 në një dhomë hoteli, kur Trump merr një telefonatë nga Hillary Clinton.

Sipas saj, Trump përsëriste shpesh fjalën “plani ynë”, duke lënë të kuptohet që Trump ka ndihmuar Clinton në garën presidenciale me Barack Obamën brenda Partisë Demokratike. Aktorja thotë se takimi me udhëheqësin amerikan ndodhi në vitin 2006 në një turne të famshëm të golfit në Californi, teksa Presidenti ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo lidhje me Daniels.

Tv Klan