Në Itali shkruajnë se do të ketë një kontratë 4-vjeçare

Thomas Strakosha do të largohet nga Lazio pas gjashtë sezonesh. Portieri shqiptar të cilit i mbaron kontrata  do të tranferohet te Fulham sipas gazetarit Gianluca Di Marzio.

Klubi londinez, i ngjitur në Premier League, duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët për një marrëveshje 4-vjeçare.

Mungojnë vetëm detajet e fundit. Strakosha i thotë lamtumirë klubit italian pas 207 paraqitjeve me ekipin e parë, me të cilin fitoi dy Kupa dhe dy Superkupa të Italisë.

Thomas Strakosha u afrua te Lazio fillimisht te ekipi i të rinjve në verën e 2012, ndërsa u huazua te Salernitana gjatë sezonit 2015-2016 të Serie B.

Tv Klan