Strakosha drejt Premier League – TV KLAN

Strakosha drejt Premier League

Portieri shqiptar në lupën e Tottenham e Arsenal

Ekipe të njohur të Premier League e shikojnë Thomas Strakosha si një përforcim për sezonin e ardhshëm. Verën e kaluar sipas “Gazzetta dello Sport” ishte vëzhguar nga Liverpool që në fund mori Alisson, ndërsa tani është në lupën e Tottenham e Arsenal. Strakosha nuk është në listën e largimeve te Lazio, por pozicioni i tij mund të rishikohej vetëm pas një oferte jo më pak se 25 milionë euro.

Me Simone Inzaghi ai ka punuar prej ekipit të të rinjve te Lazio dhe gjithmonë është preferuar prej tij, ndërsa në sezonet e fundit ka vendin e titullarit.

Thomas Strakosha është nën kontratë deri në 30 qershor të 2022. Portieri shqiptar për momentin është në fazë riaftësimi për shkak të një dëmtimi që e la larg kombëtares për ndeshjet me Islandën dhe Moldavinë.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesoreSportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione