Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha kanë shpëtuar në shumë raste skuadrën e tyre. Lega Serie A ka përzgjedhur nga një pritje të secilit prej shqiptarëve në ndërhyrjet e fazës së parë të kampionatit ndaj dy prej sulmuesve më të mirë. Strakosha nuk lejoi Cristiano Ronaldo të shënonte në përballjen mes Juventus dhe Lazio.

Goditjen e portugezit ai e dërgoi mbi traun e portës. Thomas Strakosha është ndër lojtarët me të aktivizuar në pjesën e parë të kampionatit. Vendimtar ishte Etrit Berisha në përballjen mes Atalanta dhe Lazio.

Portieri i bergamaskëve ndali Ciro Immobile të realizonte. Atalanta trimufoi me rezultatin 1 – 0 dhe Etrit Berisha u vlerësua mes më të mirëve të takimit. Falë edhe formës së mirë që po gëzon synohet një tjetër pjesëmarrje e bergamaskëve për sezonin e ardhshëm në kupat e Europës.

Tv Klan