Portieri i Kombëtares e kaloi dëmtimin

Thomas Strakosha u kthye në fushën e lojës pas thuajse 3 muajsh mungesë. Portieri i Kombëtares luajti në miqësoren që Lazio zhvilloi me Bournemouth të premten në Angli.

Nuk ishte dita ideale për Strakoshën në fitoren 4 – 3 të Lazio, por tregoi se dëmtimi kaloi përfundimisht. Një lajm i mirë jo vetëm për Simone Inzaghi, por edhe për Edy Reja në prag të ndeshjeve të Shtatorit me Francën dhe Islandën.

Deri në atë moment 24-vjeçari do të ketë arritur formën e duhur fizike, duke qenë një mundësi më shumë për kuqezinjtë. Thomas Strakosha i mungoi Kombëtares në ndeshjet e këtij viti, për shkak të pezullimit të dhënë nga Panucci dhe problemet e dëmtimit, kur drejtimin e skuadrës e mori Reja.

Tv Klan