Thomas Strakosha është mes portierëve më të mirë në ligat kryesore në kontinent për muajin e fundit.

Kjo renditje ku shqiptari ka të njëjtën kuotë pikësh si Jan Oblak i Atletico Madrid është publikuar nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve në Sport, që është mbështetur në statistikat e OPTA-s.

Strakosha ka 82.4 pikë dhe është i dhjeti në këtë klasifikim. 23-vjeçari është titullar i padiskutueshëm te Lazio ku po jep çdo javë kontributin e tij në Serie A. Falë ndërhyrjeve të tij skuadra kryeqytetase është në zonën Champions. Në këtë renditje që kryesohet nga Rui Patricio i Wolverhampton nuk mungojnë emra të tjerë të njohur si Gianluigi Buffon i PSG, Petr Cech i Arsenalit apo Samir Handanoviç që mbron portën e Interit.

Tv Klan