Votohet si më i miri nga tifozët

Fitorja me përmbysje në minutat e fundit me Cagliari ishte një arritje e bukur për Lazio. Thomas Strakosha i dha një dorë skuadrës që të festonte suksesin e tetë radhazi në kampionat.

Paraqitja e tij bëri bashkë tifozët që e votuan si portierin më të mirë të javës së 16. Reflekset e tij nuk lejuan Naingolan apo Joao Pedro të shënon golin që do ta bënte të vështirë kthesën e rezultatit. Thomas Strakosha në 16 javë ka pësuar 16 gola. Më mirë se ai është vetëm Samir Handanovic i Inter, në kuotën 14.

Falë edhe kontributit të Strakoshës, Lazio po përfshihet në garën për titullin kampion, që nuk e fiton prej sezonit 1999-2000. Por më parë duhet menduar për finalen e Superkupës së Italisë që do të luhet të dielën më Juventus, skuadër që Lazio e mundi në kampionat 2 javë më parë.

Tv Klan