BSH: 54% e individëve janë të informuar

Vëzhgimi i Bankës së Shqipërisë për kulturën financiare të individëve ka zbuluar se vetëm 54% e individëve kanë njohuri për produktet financiare, tregues ky më poshtë se mesatarja globale që është 83%.

Një nivel i ulët i kulturës financiare të të rriturve reflektohet në përfshirje të ulët dhe përdorim i pakët i produkteve dhe shërbimeve bankare.

Kjo situatë ka bërë që Banka e Shqipërisë të hrarojë së fundmi strategjinë për edukim dhe përfshirje financiare 2024-2026, në fokus të së cilës do të jenë mirëadministrimi i financave personale dhe huamarrja e shëndetshme, planifikimi dhe kursimi për të ardhmen, parandalimi dhe mbrojtja e konsumatorit.

Në dokument thuhet se ky plan do të përqëndrohet kryesisht tek brezat e rinj në funksion të stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar. Për këtë është kërkuar që në institucionet arsimore, media të ketë më tepër prezencë të aktiviteteve financave.

Banka e Shqipërisë vlerëson se kjo strategji vjen si një domosdoshmëri për të rritur më tej kulturën financiare dhe përdorimin e shërbimeve për të përfituar nga rritja e shërbimeve dixhitale dhe inovative, si dhe lehtësirat që ofrojnë ato.

Tv Klan