U përjashtua nga seanca e së Hënës pasi u përplas fizikisht me ligjvënësin e PS-së, Vullnet Sinaj, por demokrati Bledion Nallbati u rishfaq në selinë e Kuvendit

“Unë  mendoj që Shqipëria ka halle më të mëdha që meritojnë vëmendjen e medias. Nuk ja vlen që media të meret akoma me një incident që nuk nderon asnjë.”

Shqipëria ka halle më të mëdha që meritojnë vëmendje tha Nallbati ndërsa në Komisionin e Ligjeve së bashku me kolegët opozitarë vijoi strategjinë e përplasjes me socialistët.

Deputetët e opozitës në Komisionin e Ligjeve kanë akuzuar kryetaren Klotilda Bushka se me firmën e saj për përjashtimin e 23 deputetëve ka shkelur Rregulloren e Kuvendit.

“Nëse do e merrni falje kërkoni falje për aktin që bëtë. Nëqofte se do të vazhdoni me të njëjtat akte keni arritur fundin.”

Vetë Bushka akuzoi demokratët se kanë prekur fundin dhe se duhet të distancohen nga dhuna në Parlament.

Pas ndërprerjes disa herë të mbledhjes edhe komisioni i ligjeve ra viktimë e strategjisë së re opozitare.

Klan News