Pas suksesit në festivalin e Talinit, “Streha mes Reve” u shfaq premierë në Tiranë.

Një punë intensive në realizimin e një filmi që të përfaqësonte jo vetëm kinematografinë shqiptare, por të jepte edhe një mesazh universal, atë të bashkëjetesës fetare.

Robert Budina, regjisor:

Shkoi shumë mirë, publiku e priti jashtëzakonisht shumë mirë, por ajo që ishte më e rëndësishme ishte kritika. Sa mbaroi filmi shkruan gazeta dhe revistat më të mëdhaja të kinemasë. Patëm takime me njerëz të filmit. Mbasi panë filmin një zonjë filloi duke thënë unë nuk dua të diskutoj asgjë thjesht dua të shoh Shqipërinë. Ishte qëllimi për të cilin ne e bëmë filmin, të ngjallnim kuriozitet për shpirtin e Shqiptarit dhe për historinë që trajtonim.

Filmi rrëfen, historinë e Besnikut një bariu, besimtar i devotshëm mysliman, i cili zbulon që xhamia e vjetër e fshatit të vogël ku ai jeton ka qenë dikur kishë duke hapur debate të zjarrta në komunitetet e ndryshme fetare që jetojnë aty.

Protagonisti Arben Bajraktari, i njohur për interpretimet e tij në Harry Poter dhe Taken thotë se nuk pati asnjë mëdyshje për të pranuar rolin e Besnikut.

Arben Bajraktaraj, aktor:

Ishte ai brumi i vetmisë që më shtyu menjëherë me thënë po. Me u ballafaqu me rolin e Besnikut që është një nga rolet më të bukura që kam pas ndonjëherë. Më ka sjellë një lloj paqtimi në vetë me të tjerët me natyrën. Për mua është e domosdoshme të luaj shqip sepse lidhet me trungun, me tokën. Në aktrim jemi të lidhur tërë kohën me paraardhësit tonë.

“Streha mes Reve” do të shfaqet për publikun nga 14 dhjetori në kinematë e Tiranës.

Tv Klan