Rama dhe Veliaj vizitë në Kodër Kamëz

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishin sot në Kodër Kamëz, në shtëpinë e re të familjes Koxhaj e cila mbeti e pastrehë nga tërmeti i 21 Shtatorit.

Dëmet e shkaktuara e bënë të pabanueshme shtëpinë e tyre.

Në takimin me familjarët, Rama dhe Veliaj i garantuan se do të japin mbështetje të vazhdueshme për të gjitha familjet e prekura nga tragjedia.

“Të gjithë familjet që humbën banesat individuale do të hyjnë në një shtëpi të re, më të mirë se ajo që kishin brenda këtij viti”, ishte premtimi i Kryeministrit Rama.

Tv Klan