Reperi Stresi zbuloi për herë të parë në spektaklin “Klanifornia” në Tv Klan se ai dhe vajza e tij e zemrës, Kejsi, janë të martuar.

Por, ai pranon se ka bërë gabime dhe për këtë i detyrohet një falje të sinqertë Kejsit.

Marina Vjollca: Për çfarë do t’i thuash më fal armikut tënd?

Stresi: Armikut tim i them më fal në qoftë se nuk i kam kushtuar shumë diss. Do ju sjell shumë diss. I kam lënë pas dore armiqtë. Kështu që më falni, ju kërkoj falje, po do ju sjell shumë diss.

Marina Vjollca: Për çfarë do t’i thuash më fal Zotit?

Stresi: Në gjithë jetën e përditshme, të gjithë ne bëjmë mëkate. Të gjithë jemi mëkatar te i madhi Zot. Them më fal në qoftë se unë nuk shkova në rrugën që ti deshe të më çoje. Sadopak që kam tejkaluar, se unë edhe e kam ekzagjeruar çik në jetën time në disa gjëra dhe kërkoj shumë falje.

Marina Vjollca: Për çfarë do t’i thuash Kejsit më fal?

Stresi: Kjo nuk është e lehtë fare për mua. Në daç pranoje falje, në daç mos e prano, rëndësi ka që unë e them. Normale që i kërkoj falje, sepse çfarëdo që të kalojë njeriu, është shumë e vështirë të mbash një lidhje, nuk është për fajin e femrave, por është për fajin e meshkujve. Normalisht i them më fal. Besoj që do vlejë dhe nuk kam se si ta argumentoj ndryshe. /tvklan.al