Reperi Stresi është padyshim një ndër emrat më të përfolur në showbizin shqiptar. Si rrallëherë, Stresi përmes një postimi në Instagram ka ndarë me fansat një rrëfim të sinqertë rreth jetës së tij dhe gjithçka që i është dashur të përballojë ndër vite.

Reperi shprehet se nuk mjafton të jesh i mirë për të mundur ligësinë, por shton më tej se edhe pse e keqja të lodh, ai ka mundur ta mposhtë atë përherë.

https://www.instagram.com/p/CEkE49YJqPp/?utm_source=ig_embed

“Ndonjëherë nuk mjafton të jesh veç i mirë për të mundur ligësinë! Gjithsesi e keqja të lodh, por unë ia kam dalë ta mund atë përherë! Kam krijuar një lloj muri ndaj komenteve negative, keqdashjeve, pabesive, etj ! Kam parë vdekjen me sy e jam gjallë, jam burgosur aty, kam gjetur miq, e armiqtë i kam kthyer në miq të mirë, kam humbur beteja, por asnjëherë luftën, kam humbur njerëz të shpirtit, jam rrëzuar e ngritur gjithnjë më i fortë! Të gjitha këto kanë bërë që zemra ime të rrahë më fort e të pulsojë veç dashni për ju që më doni e suportoni përherë njësoj! Për të tjerët e dinë vetë, kam veç keqardhje për ju! Zoti u dashtë e u faltë”./tvklan.al