Cath Jones ishte mësuese kujdestare në një shkollë me 300 nxënës në Britani. Për shkak të pozicionit të punës, ajo kishte një përgjegjësi të madhe. Zvogëlimi i buxhetit, çështjet e personelit, kujdesi dhe edukimi që duhet t’u jepte nxënësve, i kushtuan asaj rëndë. Për të mos mbetur prapa me planin mësimor, Cath punonte edhe gjatë fundjavave dhe mbrëmjeve. Stresi i tepërt në punë i shkaktoi asaj kancer të gjirit. Shëndeti u përkeqësua edhe për shkak se ishte duhanpirëse në masë të madhe dhe nuk ushqehej shëndetshëm. Për shkak të ngarkesës së madhe në punë, në verën e vitit 2012 pësoi rënie drastike në peshë. Kjo e ndihmoi nga njëra anë për të zbuluar se vuante nga kanceri.

“Po të mos kisha humbur peshë, nuk do të kisha zbuluar kurrë gungën në gjoksin e djathtë”

, thotë Cath për “Mirror”. Mjekët e diagnostikuan atë me kancer gjiri në fazën e tretë. Ajo e pranoi sëmundjen dhe nisi të kurohej. Kimioterapia po shkonte mirë. Paralelisht vazhdonte edhe punën e saj si mësuese. Forcën më të madhe ja jepte bashkëshorti i saj, i cili i qëndronte në krah për çdo gjë. Gjërat ndryshuan kur çifti adoptoi një qen të quajtur Beau.

Beau u bë shoku im i kimioterapisë. Beau ishte mjekësia ime më e mirë. Më dha një arsye për t’u ngritur, pavarësisht se isha në gjendje të tmerrshme”

, tregon ajo.

Në Gusht të vitit 2013, trajtimi mjekësor përfundoi dhe Cath ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas rezultateve, mjekët dolën në përfundimin se shkaktari më i madh i kancerit ishte kortizoli i hormoneve të stresit. Por, Cath e kishte të pamundur të vazhdonte karrierën e saj si mësuese. Ajo ishte e sigurt për një gjë, për dashurinë që i falte qeni. Për këta arsye, vendosi të adoptonte edhe dy të tjerë.

Kur bashkëshorti i saj doli në pension të parakohshëm 3 vite më herët, çifti gjeti një punë të re. Ata tashmë kujdesen për kafshët e pronarëve të tjerë kur këta të fundit nuk kanë mundësi.

“Njerëzit na paguajnë për t’u kujdesur për qentë e tyre, kështu që ne e bëjmë. Më përpara punoja 80 orë në javë dhe kjo gjë më vriste. Tani ndoshta punoj më shumë orë, por nuk e ndjej si një punë, por si argëtim duke bërë atë që dua”

, tregon Cath.

Sipas një studimi të bërë në vitin 2017 në më shumë se 3.4 milionë njerëz, ata persona që kanë një qen kanë më shumë gjasa të jetojnë më gjatë dhe të bëjnë një jetë të shëndetshme. Studimi suedez doli në përfundimin se pronarët e qenve kanë më pak gjasa të preken nga sëmundje kardiovaskulare. Kjo për shkak se të pasurit një kafshë, një qen në rastin konkret, zvogëlon ndjeshëm nivelin e stresit.

/tvklan.al