“Mendoja se të tjerët kishin neveri nga barku im dhe ndihesha e vetmuar”

. Kështu është shprehur nëna e tre fëmijëve, e cila shpreson që më anë të postimit të fotove ku i duket barku i saj me strija dhe kofshët me celulit shumë nëna në botë të frymëzohen dhe të mos u vijë turp nga vetja e tyre.

Sarah Nicole Landry, 34 vjeç, nga Ontario, Kanada, ka vendosur që të postojë foto të trupit të saj pa e vrarë shumë mendjen se çfarë mendojnë të tjetër. Ajo luftoi me çështjen e imazhit të saj, për shumë kohë, por tani ka ndryshuar mendim dhe ndihet më e sigurt në vetvete.

“Shpresoj që fotot e mija të jenë frymëzuese për shumë nëna dhe ato të mos ndihen në siklet nga trupi i tyre. Kam pasur frikë se njerëzit do të mendonin se unë dukesha e neveritshme. Kisha celulit në vithe dhe në kofshë. Ndihesha shumë keq”.

Sarah ka qenë shumë e shëndetshme dhe i është dashur shumë vite që të humbasë peshë, duke mbajtur dieta nga më të ndryshme, por tani ajo ka hequr dorë.

“Tani nuk e di sesa peshoj, nuk e mbaj më mendjen aty. Kjo në njëfarë mënyrë më bën të lumtur. Kur jam e uritur ha, dhe nuk kam më pretendime. E kam pranuar veten ashtu siç jam”,

ka thënë ajo.

Sara është shprehur se ka hequr dorë nga llogaritë në Insagram që kishim vetëm femra me forma perfekte dhe e bënin të ndihej keq.

“Hoqa dorë nga llogari në Instagram që më bënin të ndihesha keq, fillova të shikoja gjëra të tjera që më bënin më të lumtura, dhe më ndihmonin të isha më pak paragjykuese”.

/tvklan.al