Përbërësit:

380 gr fileto derri

250 gr miell

100 gr pançetë

100 gr ujë

20 gr qumësht

4 mollë

1 vezë

1 lugë vaj ulliri

1 tufë trumzë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim në një tas miellin, qumësht, vezë, kripë, piper dhe përgatisim brumin. E mbështjellim me letër pelikul dhe e lëmë të pushojë. Presim në kubike mollët  dhe në to shtojmë trumzë. Presim në copëza fileton e derrit, i marinojmë me kripë piper, miell dhe i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri. Pasi të skuqet e shuajmë me verë të bardhë dhe pasi alkooli të avullojë shtojmë mollët.

Në një tenxhere me pak vaj ulliri skuqim pjesën tjetër të mollëve. Pasi të skuqen shtojmë ujë dhe i lëmë të ziejnë për pak. Hapim brumin, shtrojmë mbi të pançetën, mollët me fileto gici dhe i mbyllim. Më pas i mbyllim dhe i fusim në furrë që të piqen për dy minuta.  Mollët e ziera i kalojmë në mikser dhe i bëjmë krem. Vendosim në pjatë fillimisht kremin dhe mbi të petën e mbushur me mish dhe mollë./tvklan.al