Klosi: Bëni certifikimin e yjeve në hotele

Arritja e standardeve për të vendosur yjet në sistemin e hotelerisë shqiptare, për Ministrin e Turizmit, Blendi Klosi është një projekt i cili do të rritë ndjeshëm fuqinë turistike në Shqipëri.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Rajonal të Turizmit në Korçë, ai tha se ka ardhur koha që vetë hotelet të kërkojnë të plotësojnë dhe ruajnë standardet e shërbimit dhe të menaxhimit të strukturave dhe të kërkojnë të certifikohen me yje, e të mos gënjejnë për numrin e tyre, pasi kështu vetëm largojnë turistët.

Klosi kërkoi që strukturat akomoduese dhe institucionet rajonale që menaxhojnë turizmin të japin të dhëna të sakta për çfarë konsumojnë turistët, çfarë pëlqejnë ata dhe standardet e hoteleve që kërkohen më shumë në mënyrë që dhe politikat e qeverisë të orientohen në këtë zhvillim.

Tv Klan