“Ndoshta nuk dinë as emrin tim të vërtetë”

Një studente ruse shprehet se fansat e Jennifer Lopez e ndalojnë në rrugë pasi ngjan shumë me divën e muzikës pop. Mirëpo mes të dyjave ka një diferencë të madhe në moshë, pasi Natalia Mirskikh është vetëm 19 vjeç. Ndërkohë, J-Lo në Korrik të këtij viti mbushi 50 vjeçe.

“Nuk është shumë e bukur që njerëzit të të ngatërrojnë për një 50-vjeçare kur unë akoma nuk kam mbushur 20. Por është J-Lo, e cila nuk duket fare për moshën që ka, kështu që i marr si komplimente”, ka rrëfyer studentja e cila banon në Cheliabinsk.

Natalia ka treguar se ka qenë 14 vjeçe kur dikush i tha se i ngjan Jennifer Lopez-it. Mirëpo atëherë ajo as që nuk e kishte idenë se kush ishte këngëtarja me famë botërore.

“Kur fillova të modeloja, grimierët m’i bënin stilet e flokëve dhe make up-in njësoj si ajo dhe unë nuk mund ta besoja sa ngjanim. Tani të gjithë njerëzit në qytetin tim më thërrasin J-Lo. Ndoshta nuk e dinë as emrin tim të vërtetë”, ka thënë ajo.

Ajo ka rrëfyer më tej se njerëzit postojnë foto me të.

“Është njësoj si të jesh e famshme si Jennifer Lopez. Ëndrra ime është që ta takoj personalisht dhe të di mendimin e saj për pamjen time të jashtme”, ka rrëfyer Natalia./tvklan.al