Ka kaluar një javë nga aktiviteti i tyre i parë. Ish studentët e dhjetorit ’90 janë mbledhur sërish për të marshuar nga Korpusi i Tiranës, drejt vendit ku mbeti i vrarë Azem Hajdari. Këtë herë më të shumtë në numër u shprehën para shtypit se nuk ishte marrë akoma asnjë lloj iniciative për hetimin e çështjes “Hajdari”. Ata vendosën që këtë thirrje ta bënin në mënyrë zyrtare dhe të ja dërgonin qeverisë dhe deputetëve.

Pamje nga ish studentët e dhjetorit 1990 protesta. Pamje homazhe tek vendi ku u vra Azem Hajdari./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti