Studentët e Dhjetorit 1990 protestojnë për liderin e tyre Azem Hajdari. Ish-dhjetoristët pas procesionit të tyre i cili është kthyer tashmë në një ritual dhe ndalesës në vendin ku u vra Azem Hajdari, shprehen se pas kësaj heshtjeje fshihen ideuesit dhe ekzekutuesit politikë të Azem Hajdarit. Duke ripërsëritur  kërkesën e tyre, ata i rikutjtuan kryeministrit Majko se ka kaluar tashmë një muaj kohë nga premtimi që ai bëri për gjetjen e vrasësve dhe kriminelët janë ende të lirë. Ata kërkuan më tepër impenjim dhe nga ana e partive politike jo vetëm për figurën e Hajdarit por edhe për pluralizmin shqiptar që ka marrë goditje të rënda.

Pamje ish studentet e dhjetorit ’90 protesta./tvklan.al