Studentët e Dhjetorit ’90 i bënë thirrje qeverisë që të gjejë sa më parë vrasjen e liderit të tyre Azem Hajdarit. Pavarësisht se disa prej atyre që sollën frymën e pluralizmit nuk ndodhen në Shqipëri, një grup të rinjsh “dhjetoristësh” kanë vendosur të dalin për të kërkuar drejtësi për bashkëluftëtarin e tyre të vrarë mizorisht. Ata kanë zgjedhur si formë proteste organizimin e një procesioni që do të nisë çdo të premte nga Korpusi i Universitetit të Tiranës dhe do të përfundojë në vendin ku u vra Hajdari. Sot disa “dhjetorista” të veshur me të zeza u ndalën në një protestë të heshtur para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Rendit për të përfunduar para Selisë Demokratike ku 40 ditë më parë humbi jetën Azem Hajdari. Ata u shprehen se mediat vazhdimisht do të jenë të informuar për krimin poitik që ndodh në Shqipëri.  Ata do të mblidhen përsëri në një protestë të tillë ku do të marrin pjesë që të gjithë, e nëse qeveria nuk i plotëson kërkesat e tyre atëherë protestat do të marrin forma agresive.

Pamje studentët e dhjetorit ’90, protestë para kryeministrisë. Dhjetoristi Ndue Lugja./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti