Këtë të mërkurë studentët e Ekonomikut kanë radikalizuar bojkotin, duke bllokuar hyrjen e fakultetit. Ata bllokuan derën me karrige dhe tavolina.

Për herë të parë nuk është lejuar hyrja e administratës brenda ambienteve të fakultetit. Edhe një grup tjetër studentësh nuk u lejuan të futeshin në ambientet e fakultetit. Përplasje mes studentëve ka pasur edhe tek Fakulteti i Drejtësisë, një pjesë pro bojkotit dhe një pjesë pro mësimit.

Tashmë prej një jave, studentët e 4 fakultete në vend janë mbyllur në ambientet e brendshme të auditorëve duke kërkuar plotësimin e 8 kërkesave të tyre dhe më kryesorja rrëzimin e ligjit të arasimit të lartë. Bojkoti i mësimit vijon edhe këtë të mërkurë.

Në një takim të zhvilluar pasditen e së martës, dekani i Fakultetit të Drejtësisë Artan Hoxha u ka kërkuar studentëve të ngujuar t’i rikthehen mësimit.

Partia Demokratike e ka quajtur shantazh ndaj studentëve deklaratën e dekanit.

“Partia Demokratike dënon fuqimisht aktin kriminal të Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe i bën thirrje pedagogëve të ndershëm dhe me integritet brenda këtij Fakulteti të dënojnë aktin prej banditi të Artan Hoxhës dhe të rreshtohen në krah të studentëve”, tha

Gazment Bardhi, Këshilltar Ligjor i PD-së.

Bojkotit dhe ngujimit i janë bashkuar edhe studentët në rrethe në universitetin e Durrësit dhe Elbasanit.

Tv Klan