Seanca plenare e shtyrë për pasdite, për shkak të homazheve për ish-deputetin Gerti Bogdani, nisi me një minute heshtje në nderim të tij.

Duke respektuar vendimin politik për të mos marrë pjesë në asnjë aktivitet politik sot dhe nesër, pikërisht në shenjë zije për kolegun dhe bashkëpunëtorin e tyre, demokratët e lanë seancën.

Socialistët vetëm me votat e tyre dhe pa diskutime votuan çështjet në rendin e ditës, mes të cilave dhe Ligjin për Studentët e Mjekësisë, disa nene të së cilit u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese.

Mes amendimeve që iu bënë ligjit, ishte dhe ai për uljen e afatit të detyrueshëm për të punuar në sistemin shëndetësor vendas që duhet të përmbushin studentët e Mjekësisë përpara se të pajisen me diplomën e universitetit.

Një tjetër detyrim që buron nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese i rishkruar në ligj është dhe detyrimi për të punësuar studentët e Mjekësisë në sistemin publik. Nëse ky detyrim nuk përmbushet nga Ministria e Shëndetësisë, atëherë ata lejohen të punësohen në spitalet private.

Tv Klan