Për të dytën javën radhazi, studentët francezë pushtojnë rrugët e Parisit dhe qyteteve kryesore të vendit.

Ajo që nisi si një mbështetje për “jelekëve të verdhë” u transformua shpejt në një protestë të vërtetë e pagëzuar nga studentët dhe gjimnazistët, si e “marta e zezë”. Ata janë kundër reformave në arsim të Presidentit Emmanuel Macron.

“Ne kërkojmë tërheqjen e aplikacionit elektronik për shkollën e lartë Parkursyp, anulimin e reformës së maturës. Jemi kundër shërbimit kombëtar universitar dhe kundër reformës për arsimin profesional e cila është një reformë që do e vrasë atë”.

Në kujtesën e tyre janë ende pamjet e javës së kaluar, ku studentët mbahen duarlidhur e të gjunjëzuar nga forcat e policisë.

Sipas autoriteteve franceze, më shumë se 170 gjimnaze në të gjithë vendin janë bllokuar. Irritimi i studentëve është edhe më i madh një ditë pas fjalimit të Presidentit Emmanuel Macron, i cili sipas tyre, nuk u ndal për asnjë moment, në një kohë kur zemërimi i studentëve sa vjen e rritet.

Për herë të parë që prej shpërthimit të protestave të dhunshme në Francë, Presidenti Macron foli përpara popullit duke njoftuar rritjen e pagës minimale, heqjen e disa taksave për pensionet e ulëta dhe një sërë reformash të tjera.

Tv Klan