Pasi protestuan pak ditë më parë përpara ndërtesës së televizionit shtetëror në Beograd studentët kanë përshkallëzuar veprimet e tyre.

Televizioni publik serb nuk ka qenë në gjendje të vazhdojë rrjedhën normale të programeve për shkak të bllokadës së vendosur nga studentët.

Që nga mbrëmja e së hënës së kaluar, të rinjtë kanë bllokuar të gjitha hyrjet në ndërtesën e televizionit në Beograd duke mos lejuar punonjësit të futen në ambjentet e brendshme.

Drejtuesit e kësaj media shtetërore kanë njoftuar se ndërprerja e transmetimit të programit televiziv ka ardhur për shkak të pamundësisë së stafit teknik dhe gazetarëve për të mbërritur në vendin e punës.

Protestuesit kanë qënë të zemëruar nga mënyra se si është pasqyruar tragjedia e Novi Sadit ku humbën jetën 16 persona. Protestat pothuajse të përditshme që nga Nëntori kanë përfshirë studentë, mësues, fermerë, por edhe punonjës të sektorëve të tjerë duke përbërë kështu kërcënimin më të madh për qeverinë e Presidentit Aleksandar Vuçiç.

Klan News