Ky instalacion të cilin nuk mund ta identifikosh me asnjë krijesë ujore apo tokësore e bëri fitues Silver Ballën në garën e organizuar mes studentëve nga Fakultetit i Arteve të Bukura. Tema ishte krimi mjedisor dhe studenti i vitit të dytë e përktheu në këtë formë.

Kjo specie e krijuar nga druri dhe metali nuk i përket një mjedisi shqiptar. Ajo është produkt i fantazisë së Silverit më shumë i frymëzuar nga prodhimet kinematografike Hollywood-iane mbi një nga emergjencat e kohës, shkatërrimi i mjedisit nga njeriu.

Në funksion të ekspozitës dhe problematikes që ngre ishte çdo element jashtë konkurrimit. Në vend të mikrofonit, organizatorët i folën publikut me altoparlant, ndërgjegjësimi nuk erdhi përmes parullave të zakonshme, por nga ky instalacion.

Fituesit, OSBE i dha 500 euro, një shumë të cilin Silver Balla nuk mendon ta shfrytëzojë për çështjen që e fitoi, në mbrojtje të mjedisit.

Tv Klan