Një grup studentësh të universiteteve publike kanë dalë sot për të protestuar para Kryeministrisë, për tarifat e studimit.

Studentët kërkojnë që të përgjysmohen tarifat studimore në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve, heqje të barrës financiare për certifikimin e gjuhës së huaj, heqje të pagesës dyfish të krediteve për provimet e mbartura.

Gjithashtu, në solidaritet dhe bashkë me studentët e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, të rinjtë kërkojnë që qeveria t’i kthejë godinën e saj historike FGJM-së.

Në këtë tubim të nisur rreth orës 11:00 marrin pjesë studentë nga disa fakultete.

/tvklan.al