Edhe këtë të premte studentët kanë dalë sërish në protestë, duke mos u tërhequr deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Një pjesë e tyre kanë qëndruar për të tretën natë përpara Kryeministrisë.

Prej më shumë se një jave studentët nga të gjithë universitet e vendit, kanë dalë në protestë dhe kërkojnë nga qeveria plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Gjatë gjithë këtyre ditëve kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje për të dialoguar, por ata janë të prerë dhe nuk kanë pranuar, duke përjashtuar në mënyrë kategorike një takim të mundshëm me kreun e qeverisë.

Studentëve u janë bashkuar edhe gjimnazistë të shumë në këto ditë protestash.

/tvklan.al