Studentët nuk pranojnë të shkojnë në zyrën e Kryeministrit dhe ministres së Arsimit për të negociuar. Ata kerkojnë që Rama dhe Nikolla të shkojnë në shesh dhe të diskutojnë me ta, pasi të plotësojnë kërkesat e parashtruara.

Në ditën e katërt të protestës, studentët i kanë dyfishuar kërkesat e tyre. Nga 4 që kishin ditën e parë, ata kërkojnë tashmë edhe dyfishim të buxhetit të arsimit, pajisje me kartë studenti brenda vitit akademik, dhe mbështetje në programet e kërkimit shkencor dhe doktoratura.

Ministria e Arsimit u ka kthyer pergjigje ku premton se do të ngrihen grupe pune së bashku me ta për të plotesuar të gjitha kërkesat. Ministria tregohet e gatshme për të diskutuar në institucione sipas çdo formati të propozuar nga studentët. Por të rinjtë vendosën se do të rikthehen në protestë përpara Ministrisë së Arsimit.

Protesta të studentëve janë zhvilluar edhe në rrethe. Studentët dolën masivisht në Shkodër, në Vlorë, në Korçë ndërsa studentët e Durrësit dhe Elbasanit iu bashkuan tubimit në Tiranë.

Tv Klan