Protesta e studentëve mbylli ditën e 9-të. Tubimi i tyre nisi përpara selisë së Kuvendit, ku kërkuan plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Me ta u bashkuan, edhe disa pedagogë.

Pas mbylljes së seancës plenare protesta u zhvendos përpara Kryeministrisë. Për të treguar se protesta e tyre është e distancuar nga politika një grup të rinjsh grisi logot e partive kryesore.

Ofertave të vazhdueshme të Kryeministrit Rama, ata i kanë kthyer të njëjtën përgjigje. Në plan studentët kanë të mos e ndalin manifestimin deri në plotësimin e 8 kërkesave.

Tv Klan