Këta janë studentë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, që protestojnë para ambienteve të Drejtorisë së Policisë Vendore. Protesta erdhi pas ngjarjes së një nate më parë, ku një polic i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë akuzohet se ka ngacmuar një studente në tualetet e shkollës.

Efektivi 25-vjeçar i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka mohuar të ketë pasur një tentativë përdhunimi. Ai ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se e pëlqen studenten dhe se ia ka shprehur vazhdimisht ndjenjat e tij. Ai ka hasur në kundërshtinë e saj dhe sipas deklarimit në polici, efektivi e ka tërhequr me forcë për krahu.

Kjo situatë ka ngjallur frikë tek studentja, por edhe tek shokët e saj të pranishëm, të cilët kërkuan ndihmën e policisë. Ende nuk ka një denoncim konkret në komisariatin e policisë për rastin në fjalë.

Tv Klan