Studentët rikthehen para Ministrisë – TV KLAN

Studentët rikthehen para Ministrisë

Shahini: Një grusht individësh partiakë

Katër muaj pas protestave masive të Dhjetorit, një grup studentësh kanë rinisur në këtë 22 Maj tubimet kundër qeverisë. Edhe pse dukshëm më të pakët në numër, protesta e studentëve u shoqërua me disa incidente.

Përgjatë 60 minutave ata hodhën tymuese. Dogjën edhe fletët e paktit të universitetit. Hodhën gurë drejt godinës së Ministrisë, duke thyer xhamat.

Po këto veprime të tyre nuk gjetën mbështetje nga qytetarët që po kalonin. Studentët kanë rikthesuar kërkesat e tyre, tashmë të përmbledhura në 5 pika.

“Kërkojmë arsim cilësor, qeveria uli tarifat e Bachelorit, por rriti të Masterit. Pakti për Universitetin nuk i përmbushi kërkesat tona. Por ne jemi këtu edhe për rrëzimin e këtij sistemi, ndaj ‘Rama ik, Basha ik, Meta ik”.

Pak para përfundimit të protestës, studentët protestues e dorëzuan listën me 5 kërkesa në Minsitrinë e Arsimit. Ndërkohë ministrja Besa Shahini përmes një statusi në Facebook foli për një grusht individësh partiakë që rrëmbyen me dhunë masën e vogël të studentëve duke thyer xhamat e institucionit sipas modelit më të keq të politikës opozitare.

“Lajmi i mirë është se sot Studenti Protestues nuk ishte aty, por sidoqoftë trishtimi mbetet dhe turpi u mbetet atyre që lanë nam me “protestën” e kthyer në një shfaqje të teatrit të dhunshëm opozitar”, shkruan Shahini në reagimin e saj.

Tv Klan

Kategori
AktualitetLajmet KryesoreTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione