Ndalesa e rradhës e studentëve serbë të cilët po protesojnë në mënyrë paqësore për tragjedinë e Novi Sadit ishte Vjena. Ata u pritën me duartrokitje dhe brohoritje nga qytetarët.

Ndër ata që e vlerësojnë këtë nismë është edhe kjo qytetare me origjinë serbe që jeton në Vjenë.

“Është vërtet e pabesueshme, që kanë marrë përsipër një përpjekje të tillë, cfarë mund të them. Ata janë kaq të rinj dhe kaq të organizuar. Jam i sigurt se të gjithë të tjerët këtu do të bënin të njëjtën gjë”, shprehet një qytetare serbe.

Mbi 50 studentë marrin pjesë në këtë xhiro me biçikletë, të cilin ata e cilësojnë si një rrugëtim shprese dhe qëndrese. Misioni i tyre, është të “bëjnë botën të dëgjojë, t’i nxisin institucionet evropiane të veprojnë dhe të flasin në emër të atyre që heshtin”.

Vija e finishit të këtij udhëtimi me bicikletë është Strasburgu dhe pritet të përfundojë më 15 Prill.

Ata do t’i dorëzojnë një letër Komisionit Evropian që përshkruan ngjarjet në Serbi që nga Nëntori 2024, të cilat tregojnë për dështimet e qeverisë.

Protestuesit duan që qeveritë evropiane të kritikojnë regjimin e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç pas shembjes së strehës në një stacion hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona.

Klan News