Studenti gjendet i pajetë brenda universitetit

Posta

Studenti gjendet i pajetë brenda universitetit

10:10 26/09/2019

Një student është gjetur i vdekur brenda një universiteti në Zelandën e Re. Sipas BBC, studenti ka humbur jetën dy muaj më parë.

Trupi i pajetë u gjet në Universitetin e Canterbury. Kanë qenë banorët ata që njoftuan policinë, pas erës së rëndë që vinte nga korridori i universitetit. Viktima nuk është identifikuar ende, kjo për shkak edhe të kohës së gjatë prej dy muajsh para se të gjendej trupi.

Shkaku i vdekjes mbetet i paqartë. Universiteti i Canterbury ka shprehur keqardhjen për humbjen e jetës së studentit. Policia e Zelandës së Re ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së studentit. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi