Student i jashtëzakonshëm në Universitetin e Pisës në Itali. Arrin të marrë 4 diploma brenda 3 muajsh dhe në moshën 25-vjeçare ka 6 tituj universitarë, duke thyer rekord në vendin fqinj. Notat në të gjitha degët janë në maksimum.

Një ditë më parë është diplomuar në Bioteknologji Molekulare, ndërkohë që kjo është e fundit ndër diplomat në Piano në konservatorin e Cagliarit, në Mjekësi e Kirurgji, Inxhinieri, Bioteknologji dhe në dhjetor do të përfundojë edhe provimet e një tjetër universiteti.

Sammuele Cannas, nga Ishulli i Sardegnës, së shpejti pritet të transferohet në SHBA, për të vijuar një specializim të mëtejshëm të njohurive të tij. Qëllimi është të jetë një ekspert në patologjitë gastrointestinal dhe për këtë dëshironte të kishte kompetenca komplekse jo vetëm si mjek kirurg, por edhe si bioteknolog e inxhinier, për të patur një vizion më të gjerë në përdorimin edhe të teknologjisë në shëndet, pra për mjekësinë e së ardhmes.

Lajmi i gjeniut 25-vjeçar është bërë i ditur nga Universitetit i Pisës dhe Shkollës së Lartë Sant Anna, institucion universitar mjaft dinjitoz në nivel ndërkombëtar.

Klan News