Një vajzë e cila kishte kaluar 7 vite duke vuajtur me pamjen e trupit të saj, më në fund arriti të transformonte figurën e saj dhe është tashmë një yll Instagrami.

Tara Coltman-Patel, 23 vjeç, një studente doktorature në universitetin e Nottinghamit peshonte 107 kg falë një diete jo të shëndetshme me ushqime fast-food që përfshinte ngrënien e çokollatave KitKat për mëngjes.

3C1955E200000578-4116818-image-a-42_1484308608558

Ajo u zotua të humbte peshë dhe të shkonte çdo ditë në palestër. Tashmë ajo ka humbur më shumë se 30 kg falë një dietë të cilën e ka ndarë me 40,000 ndjekësit e saj në Instagram.

3C1955D500000578-4116818-image-m-41_1484308564350

“Kur shihja fotot e mia më dukej vetja shumë e shëndoshë. Më ndihmoi që të ndryshoja tërësisht. Nuk mund të isha e lumtur me veten time kur dukesha ashtu në pasqyrë”, u shpreh vajza.

Sekreti i dietës së saj janë perimet dhe vezët e ziera./tvklan.al