Studim: Covid-19 mund të rrisë rrezikun e mosfunksionimit erektil



Studim: Covid-19 mund të rrisë rrezikun e mosfunksionimit erektil

17:02 14/04/2021

Një studim i ri ka zbuluar se burrat që janë infektuar me  Covid-19, kanë më shumë të ngjarë të vuajnë nga mosfunksionimi erektil (ED).

Doktoresha e endokrinologjisë dhe seksologjisë Emmanuele A Jannini së bashku me kolegët e saj kanë zbuluar gjatë studimit se rreziku i mosfunksionimit erektil mund të jetë gjashtë herë më i lartë tek burrat që kanë pasur Covid-19.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se mosfunksionimi erektil , e cila është pamundësia për të marrë ose mbajtur një ereksion të fortë sa për të kryer marrëdhënie intime, mund të jetë një ndërlikim afatshkurtër dhe afatgjatë i Covid. Studimi u botua në revistën Andrology.

Pavarësisht nga gjetjet, disa ekspertë thonë se mund të mos ketë prova të mjaftueshme për të provuar se ekziston një lidhje midis mosfunksionimit erektil dhe Covid-19.

Psikologu dhe seksologu Dr Sidney McGill ka deklaruar se shkencëtarët ende po mësojnë për virusin dhe ka dyshime për këtë studim.

“Unë nuk mendoj se mosfunksionimi erektil është një problem i Covidit. Ne duhet të pranojmë se ka implikime shoqërore dhe intime me bllokimet dhe kufizimet. Shumë burra kanë punët e tyre jashtë shtëpisë si një formë e shpërqendrimit të stresit nga shtëpia. Tani është më e vështirë për ta, problemet dhe marrëdhëniet jo të mira me partneren mund të bëjnë që shumë prej tyre do të kenë mosfunksionim erektil”, është shprehur psikologu. /tvklan.al







Të ngjashme