Kuajt janë zbutur 4000 vjet më parë në stepat e Kaukazeve veriore. Specia me shtyllën kurriozre më të fortë arriti që në vetëm 5 shekuj të mposhtëte të gjithë llojet e tjerë të kuajve që gjendeshin në Euroazi.

Në këtë rezultat është arritur pas një studimi gjenetik të publikuar në revistën Nature nga një grup ndërkombëtar me 162 ekspertë, ku përfshihen arkeologë, paleontologë dhe linguist.

Për të arritur në këtë konkluzion janë analizuar gjenomat e 273 ekzemplarëve që kanë jetuar në Euroazi nga 50 mijë vjet më parë-200 p.e.s dhe janë krahasuar me ato të kuajve aktualë. Kështu u zbulua se në Evropë, Azi qendrore e Siberi ekzistonin popullsi të ndryshme kuajsh me gjenetike të ndryshme.

Ndryshimi ka qënë i menjëhershëm dhe ka nisur në rreth 2000 vjet p.e.s ku është verifikuar dominim dhe përhapje e jashtëzakonshme e vetëm një race, me të njëjtin profil gjenetik, duke shtrirë kudo. 

Klan News