Yndyrat e tepruara mund të ndikojnë në rënien e flokëve. Ky është konkluzioni i një studimi të publikuar në revistën shkencore ndërkombëtare Nature. Jo vetëm diabeti, sëmundjet kardiovaskulare e obeziteti, por edhe rënia e flokëve duket se është pasojë direkt e një regjimi ushqimor të pasur me yndyra, që duket se bllokon procesin e rigjenerimit dhe daljes së flokëve, duke shkaktuar përfundimisht rënien e tyre.

Zakonisht qelizat staminale rinovohen në çdo cikël jetësor të folikulave të flokëve, duke bërë të mundur ridaljen e tyre pas rënies. Me kalimin e moshës, disa prej tyre nuk rinovohen më dhe kështu flokët rrallohen. Dhe sipas eksperimenteve të realizuara në kaviet e laboratorit rezulton se obeziteti e përshpejton shumë këtë proces. Kërkuesit kanë krijuar dy grupe, ku i pari ushqehej në mënyrë të rregullt dhe grupi i dytë me ushqime që kishin përmbajte të larta yndyrore. Në fund rezultoi se pjesëtarët e grupit të dytë humbën shumë herë më tepër pjesë gëzofit në krahasim me ata të grupit të parë.

Studimet në këtë fushë vijojnë, për ndërkohë, është shumë më mirë të ndiqet një regjim ushqimor i rregullt në përmbajtje edhe për një arsye më tepër, pikërisht për të patur më shume e më gjatë flokë të shumtë e të shëndetshëm.

Klan News