Mjaftojnë 5 ditë pa gjumë, për të shkaktuar dëme në tru. Ky është rezultati i studimeve të kryera nga një universitet amerikan e një Italian. Sipas tyre, është cipa që mbron dhe izolon nervat që hollohet menjëherë pas kësaj mungese.

Tek kafshët efektet e mungesës së gjumit janë të menjëhershme dhe të konsiderueshme. Shkencëtarët i reduktuan atyre rreth 70 % të gjumit për katër netë.

Pas kësaj u konstatua se hollimi i cipës mbrojtëse ishte shumë i dukshëm. Nëse një njeri që fle mesatarisht 7 natën, edhe nëse do t’i reduktohej gjumi me vetëm 2 orë, rezultatet do të ishin pothuajse të njëjta.

Kështu që studiuesit thonë se sasia e gjumit dhe cilësia e tij janë shumë të rëndësishme për shëndetin e njeriut, kështu që, nuk duhet abuzuar me reduktimin e tyre.

Klan Plus