Një lajm i keq për ata që mendojnë se një gotë verë në ditë është e shëndetshme.

Një studim i ri global ka konfirmuar kërkimet e mëparshme të cilat kanë treguar se konsumimi i alkoolit mund të jetë i dëmshëm edhe kur është në sasi të moderuar.

Studiuesit pohojnë se konsumimi i moderuar mund të mbrojë zemrën kundër sëmundjeve por studimi zbuloi se mund të shkaktojë kancer dhe sëmundje të tjera.

Një nga autorët e studimit tha se gjetjet ishin të rëndësishme për shkak të një sërë faktorësh.

Studimi u fokusua në nivelet e përdorimit të alkoolit dhe efektet e tij shëndetsore në 195 vende, përfshirë Britaninë e Madhe, mes viteve 1990 dhe 2016.

Duke analizuar të dhënat e personave nga 15 deri në 95 vjeç, studiuesit krahasuan njerëzit që nuk pinin aspak alkool me ata që konsumonin një pije alkoolike në ditë.

Ata zbuluan se nga 100,000 persona jo konsumues të alkoolit, 914 do të zhvillonin një problem shëndetsor të lidhur me alkoolin si kanceri.

Për ata që konsumonin një pije alkoolike në ditë, shifra ishte 918 persona.

Ata që konsumonin dy pije alkoolike në ditë, ishin edhe më shumë të predispozuar për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme.

Dhe për atë që konsumonin pesë pije alkoolike çdo ditë, shifra e personave që zhvillonin probleme shëndetsore është 37% më e lartë.

Autori kryesori i studimit, Dr Max Griswold, profesor në Universitetin e Uashingtonit, tha:

“Studimet e mëparshme kanë gjetur një efekt mbrojtës të alkoolit në disa kushte, por kemi zbuluar se rreziqet shëndetsore rriten me çdo sasi alkooli që njerëzit konsumojnë”.

“Kombinimi i alkoolit me rrezikun e kancerit si edhe sëmundjeve infektive zhvlerësojnë efektet mbrojtëse të alkoolit për sëmundjet e zemrës”,

tha ai/tvklan.al