Studiuesit bëjnë të ditur se gratë janë më elastike për t’u përshtatur me ndryshimin e orareve.

Prandaj ato janë më produktive edhe për sa i përket punës me turne sepse orët e tyre të trupit janë vendosur ndryshe nga burrat.

Autori i studimit  Sean Anderson u shpreh: Sipas hulumtimit që ne kemi kryer rezulton se femrat janë më elastike ndaj ndryshimit të orareve, prandaj ato e kanë më të thjeshtë që të përshtaten me punën me turne ose për udhëtime në distanca të gjata.

Njëkohësisht gratë priren të jenë më aktive dhe produktive gjatë ditës. Ekspertët shprehen se fëmijët zakonisht janë tip mëngjesi pa marrë parasysh gjininë, por pas adoleshencës meshkujt priren të jenë më pak produktivë në mëngjes krahasuar me femrat. /tvklan.al