Një ndër 4 adoleshentë në botë tregon shenja të depresionit. Kjo si pasojë e Covid-19, pasi sipas studimeve dhe statistikave rezulton se numri i atyre që vuajnë nga ankthi dhe depresioni është  dyfishuar në krahasim me periudhën para pandemisë. Studimi i publikuar në Jama Pediatrics ka përfshirë 29 studime të kryera mbi 80 mijë të rinj.

Sipas ekspertëve të fushës ky shqetësim mendor rrezikon të krijojë problematika serioze në të ardhmen e brezit të ri. Sipas mjekëve, shifrat janë më të larta mes adoleshëntëve veçanërisht atyre që janë në prag mature, në krahasim me fëmijët e vegjël.

Këto lloj shqetësimesh mendore janë vërtetuar shumë herë nga shkenca që krijojnë problematika në jetën prej adulti, vëçanërisht duke u reflektuar në marrëdhëniet sociale dhe personale. Për këtë apeli drejtohet për më tepër vëmendje ndaj sjelljeve të adoleshentëve dhe të trajtohen në mënyrë konstante.

Klan News